02/04/2025

Lajme

Aktivitete

Hytbe

Përmbyllet me Sukses Praktika e Ramazanit për Nxënëset e Medresesë

.

Një muaj përkushtim, dije dhe ngritje shpirtërore – Përmbyllet praktika e Ramazanit për nxënëset e Medresesë!

Pas një muaji të mbushur me përkushtim, dije, lexim të Kur’anit, dua dhe ngritje shpirtërore, sot u përmbyll me sukses praktika e nxënëseve të Medresesë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Një falënderim i përzemërt shkon për Myftiun e Gostivarit, h. Sabahudin ef. Zendeli, për drejtorin gjeneral të Medresesë, Dr. Islam Islami, për koordinatorin e Medresesë në Gostivar, Prof. Afrim Alija, si dhe për stafin edukativo-arsimor, të cilët me përkushtim dhe mbështetje të pakursyer ndihmuan në realizimin e kësaj praktike domethënëse.

Por mbi të gjitha, mirënjohja më e madhe u takon nxënëseve tona, të cilat me devotshmëri dhe dashuri për dijen e shenjtë dëshmuan se janë të gatshme të bartin mesazhin e fesë me nder dhe përgjegjësi.

Kjo përvojë u kurorëzua sot me ligjëratën e fundit fetare në Xhaminë e Mesme në Vrapçisht, ku para një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësesh, ligjëruan Prof. Lindita Abazi, Serap Sulejmani, si dhe nxënëset Nisa Reshiti dhe Merve Çako.

Ky muaj nuk ishte thjesht një praktikë – ishte një shkollë e jetës, një udhëtim shpirtëror dhe një forcim i lidhjes me Zotin.

Lusim Allahun që ta pranojë këtë përkushtim dhe t’ju shpërblejë të gjithë për kontributin e dhënë!

.
.
.
.
.
.

Lexo artikuj tjerë

© 2025 Muftinia e BFI Gostivar All Rights Reserved