02/04/2025
Hytbe
Aktivitete
Arsim
Natë e paharrueshme e Kadrit – Reflektim, adhurim dhe emocion
Me zemra të mbushura me devotshmëri dhe frymëzim, SH.M.I. “Medreseja Isa Beu” – Gostivar, në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit, organizoi një program të veçantë me rastin e Natës së Kadrit, në Xhaminë e Sahatit.
Ky tubim shpirtëror, i mbushur me lexim të Kuranit, ilahi, poezi dhe ligjërata me mesazhe prekëse, solli një atmosferë të thellë reflektimi mbi vlerën dhe begatitë e kësaj nate të shenjtë, e cila është “më e mirë se një mijë muaj” (Kur’an, 97:3).
Nxënëset e Medresesë, me përkushtim dhe emocion, përcollën mesazhe që forcuan lidhjen me besimin, lutjen dhe mirësinë, ndërsa të pranishmit përjetuan çaste përulësie dhe afrimiteti me Allahun.
Ky program ishte një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për fenë tonë, duke na rikujtuar se Nata e Kadrit është një mundësi e rrallë për falje, mëshirë dhe pranimin e lutjeve.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përjetimin e kësaj nate të veçantë dhe lutemi që Allahu t’ju dhurojë paqe, dritë dhe begati në zemrat dhe familjet tuaja!
Për hajr ju qoft kjo natë!
Medreseja Isa Beu, paralelja - Gostivar
02/04/2025
02/04/2025
02/04/2025
© 2025 Muftinia e BFI Gostivar All Rights Reserved