Instituti i Hifzit

.

Veprimtaria e Institutit të Hifzit dhe Bukurleximit të Kur’anit “Hfz. Hasan ef. Zendeli””

Instituti i Hifzit dhe Bukurleximit të Kur’anit “Hfz. Hasan ef. Zendeli” është themeluar në vitin 2019 dhe në vitin 2023 shënoi katërvjetorin e funksionimit të tij.

Ky institut është themeluar me qëllim të ringjalljes dhe riaktivizimit të traditës së mësimit të Kur’anit përmendësh në rrethin e Gostivarit, por me risi në veprimtarinë e vet, mundësinë e mësimit të leximit të bukur të librit të All-llahut.

Kur’ani Fisnik është kushtetuta e besimtarit, libri i shenjtë i tij dhe veprimi në kultivimin e lexuesve dhe hafizëve të tij është imperativ i padiskutueshëm për Muftininë e BFI – Gostivar. Për të qenë në shërbim të Librit të All-llahut u themelua dhe vazhdon të funksionojë edhe sot.

Kërkesa për vijimin e mësimbesimit në Institut është e madhe dhe kjo ka shërbyer si motivim për Muftininë dhe institucionin për të vazhduar me përkushtim punën. Pa mos harruar këtu faktin se momentalisht në Institut shërben vetëm një muhafiz dhe mbingarkimi i tij është pedagogjikisht i pakëshillueshëm.

Mësimi në institut nuk është ndërprerë aspak. Aktualisht, mësimet për hifz i ndjekin 25 nxënës/e, (11 nxënës janë në fazën e memorizimit, ku çdo ditë japin faqet përmendësh para muhafizit, ndërsa për bukurlexim ata të cilët memorizojnë Kur’anin, mësojnë edhe bukurleximin e Kuranit, kurse 14 të tjerët janë në fazën e mësimit të leximit dhe përmirësimit të tij.

Në të njëjtin vit, u realizua me sukses edhe një nga projektet e Institutit të Hifzit dhe Bukurleximit të Kur'anit Famëlartë "Hfz. Hasan ef. Zendeli", që funksionon në kuadër të Muftinisë së BFI-Gostivar që nga janari i vitit 2023, nga grupi i Leximit: "Një Fjalë-Një Jetë" nën moton: "Nën ombrellën e Ramazanit". Ky projekt ishte i destinuar të përfshijë shkollat fillore e territorit të Muftinisë dhe shpërblimin e nxënësve të klasave të gjashta me dhurata, ndër të cilat edhe një broshurë vetëdijësuese për Ramazanin. Këto aktivitete u zhvilluan siç vijon:

Organizator Projekti Destinuar Lokacioni Përmbajtja

“Një fjalë, një jetë” Nën ombrellën e Ramazanit I Klasët VI Gradec Dhurata për Ramazan

“Një fjalë, një jetë” Nën ombrellën e Ramazanit II Klasët VI Gostivar Dhurata për Ramazan

“Një fjalë, një jetë” Nën ombrellën e Ramazanit III Klasët VI Gostivar, Çegran, Forinë, etj.. Dhurata për Ramazan, 687.

“Një fjalë, një jetë” Nën ombrellën e Ramazanit IV Të gjitha grupmoshat Gostivar - online Ligjërata fetare çdo natë për Ramazan

“Një fjalë, një jetë” Nën ombrellën e Ramazanit Të gjitha grupmoshat – gjinia femërore Gostivar Iftar dhe tribunë

Më 21.03.2023, grupi i leximit "Një fjalë, Një jetë" pranë IHBK "Hfz. Hasan ef. Zendeli" nën patronazhin dhe mbështetjen e Muftinisë së BFI - Gostivar organizoi pjesën e parë të projektit "Nën Ombrellën e Ramazanit", projekt drejtuar nxënësve të klasave të gjashta në shkollat fillore të qytetit të Gostivarit dhe rrethinës. Në bashkëpunimin e Muftinisë së Gostivarit dhe Komunës së Vrapçisht me pjesëmarrje të Muftiut të Muftinisë së Gostivarit z. Sabahudin ef. Zendeli dhe stafit të tij, prezencën e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani, imamët e fshatit Gradec, mësimdhënësit e lëndës Etika e Religjioneve dhe pjesëmarrjen e anëtareve të Grupit të Leximit "Një fjalë, Një jetë" në shkollën fillore në fshatin e Gradecit "Mehmet Deralla" u realizua projekti i Ramazanit. Ku janë shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e klasave të gjashta. Dhurata përmban broshurën e Ramazanit "Plani im i Ramazanit" të botuar nga Muftinia e BFI - Gostivar dhe e përgatitur nga Grupi i Leximit "Një fjalë; Një jetë", një ëmbëlsirë, një pije dhe stilograf me vulën e Muftinisë së BFI - Gostivar.Falemderojmë përzemërsisht Drejtoreshën e sh.f. Mehmet Deralla, Amire Hajredini për mikëpritjen dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin.

Më 22.03.2023, grupi i leximit "Një fjalë, Një jetë" pranë IHBK "Hfz. Hasan ef. Zendeli" nën patronazhin dhe mbështetjen e Muftinisë së BFI - Gostivar organizoi projektin qendror "Nën Ombrellën e Ramazanit", projekt drejtuar nxënësve të klasave të gjashta në shkollat fillore të qytetit të Gostivarit dhe rrethinës. Në bashkëpunimin e Muftinisë së Gostivarit dhe Shkollës Fillore Komunale "Ismail Qemali" me pjesëmarrje të Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Muftiun e Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli dhe stafit të tij, prezencën e Ministrit të Ministrisë së Arsimit, z. Jeton Shaqiri dhe pjesëmarrjen e anëtareve të Grupit të Leximit "Një fjalë, Një jetë", në shkollën fillore në qytetin e Gostivarit në SHFK "Ismail Qemali" u realizua projekti i Ramazanit, ku janë shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e klasave të gjashta. Dhurata përmban broshurën e Ramazanit "Plani im i Ramazanit" të botuar nga Muftinia e BFI - Gostivar dhe e përgatitur nga Grupi i Leximit "Një fjalë; Një jetë", një ëmbëlsirë, një pije dhe stilograf me vulën e Muftinisë së BFI - Gostivar.Falënderojmë përzemërsisht Drejtoreshën e SHFK Ismail Qemali, znj. Shpresa Useini për mikpritjen dhe bashkëpunimin për këtë projekt të përbashkët. Duke shpresuar bashkëpunime në ditët dhe vitet e ardhshme.

Aktivitete

.

02/04/2025

Mukabeleja qendrore- ramazani 2025/1446 h

.

02/04/2025

Natë e Paharrueshme e Kadrit – Adhurim, Reflektim dhe Mëshirë Hyjnore

.

02/04/2025

Përmbyllen Vizitat Zyrtare të Muftinisë së BFI-Gostivar gjatë Ramazanit

.

02/04/2025

Përmbyllet me Sukses Praktika e Ramazanit për Nxënëset e Medresesë

© 2025 Muftinia e BFI Gostivar All Rights Reserved