Muftinia e Gostivarit
Muftinia e Gostivarit është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e jetës fetare islame në rajonin e Gostivarit, në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Selia e Muftinise gjendet ne qendër të qytetit të Gostivarit, ose me saktësishtë në Kullën dhe Xhaminë e Sahatit.
Muftinia e Gostivarit, përfshin të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit, Komunës së Vrapçishtit, si dhe një pjesë të vendbanimeve të Komunës së Mavrovës – Rostushës, gjegjësishtë fshatrat e Rekës së Epërme.
Nën kujdesin e Muftinisë së Gostivarit janë: 72 xhami, 56 mektebe, 5 Teqe/Tyrbe.
Muftinia e Gostivarit sot numëron rreth 80 mijë antare, duke e bërë muftinin e dytë më të madhe në RMV.
Ky institucion organizon aktivitete të ndryshme fetare dhe kulturore për të promovuar vlerat islame dhe për të forcuar komunitetin musliman.
Muftinia e Gostivarit në të kaluarë ka qenë pjesë e Muftinisë së Tetovës, deri në vitin 1994, ku edhe mëvetësohet.
Muftit të cilët kanë udhëhequr prej fillimi deri më tani janë:
Muftinia e Gostivarit ka organizuar manifestime fetare për të shënuar ngjarje të rëndësishme si “Mirë se erdhe o Resulullah”, nata e Israsë dhe Mi’raxhit. Gjithashtu, Muftinia ka zhvilluar takime informative me besimtarët që planifikojnë të kryejnë Haxhin, duke ofruar udhëzime dhe këshilla për këtë udhëtim të rëndësishëm fetar.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) është formuar zyrtarisht më 27 maj 1994 si një institucion i pavarur që organizon jetën fetare islame në vend. Megjithatë, rrënjët e saj datojnë që nga periudha osmane, kur administrata fetare islame ishte e organizuar brenda strukturave shtetërore osmane. Para pavarësimit të saj në vitin 1994, Bashkësia Islame në Maqedoni ishte pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, komunitetet islame në shtetet e reja të pavarura u organizuan në institucione të veçanta kombëtare.
Shedat Fejzuli
Sekretar
Telat Sadiku
Referent për anëtarësi
Jusuf Xheladini
Referent për arsim fetar
Harbin Osmani
Referent për anëtarësi
Elyesa Asani
Referent për shkencë dhe kulturë
Mallzim Zendeli
Përgjegjës për finansa
© 2025 Muftinia e BFI Gostivar All Rights Reserved