02/04/2025

Aktivitete

Mukabeleja qendrore- ramazani 2025/1446 h

.

Sot më 29.03.2025 - e shtunë, u mbajt manifestim fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit Famëlartë, organizuar nga Muftinia e BFI-Gostivar, që u mbajt në Xhaminë e Sahatit në Gostivar.

"MUKABELEJA QENDRORE- RAMAZANI 2025/1446 H".

Në këtë solemnitet u tubuan të gjithë realizuesit-lexuesit e Kur'anit Famëlartë. Këtë manifestim me prezencën e tij ekskluzive, e nderoi Reisul Ulema i BFI ne RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga sekretari gjeneral H. Irsal ef. Jakupi.

Këtë manifestim fetar të festivalit të Kur'anit Famëlartë, e përshëndeti Muftiu i MBFI-Gostivar H. Sabahudin ef. ZENDELI, kurse fjalë rasti kishte Reisul Ulema i BFI e RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili pasi që foli mbi vlerën e leximit të Kur'anit Famëlartë, shprehu mirënjohje të veçantë për pjesëmarësit në realizimin e Mukabeles Qendrore gjatë tërë muajit të Ramazanit si dhe Referentëve të Muftinisë e që është viti i gjashtë me rradhë dhe u vendos që kjo të bëhet tradicionale.

Të gjithëve iu ndanë nga një mirënjohje dhe dhuratë në shenjë respekti për kontributin e dhënë nga Muftinia e BFI-Gostivar. Duanë e bëri Prof. Dr. Musa Musai - Vaiz në Xhaminë e Sahatit në Gostivar.

All-llahu xh.sh. i shpërbleftë të gjithë me shpërblimet e Tija të pakufishme.

.
.
.
.
.
.
.

Lexo artikuj tjerë

© 2025 Muftinia e BFI Gostivar All Rights Reserved